Lajmet

Skype me rritje të trafikut prej 44% në vitin 2012

Feb 17 2013
0 Shpërndarje
Skype me rritje të trafikut prej 44% në vitin 2012

skype-logoSkype, shërbimi më i popullarizuar VoIP tashmë prej dy vitesh është në pronësi të Microsoft-it dhe gjatë kësaj periudhe popullariteti i tij u rrit dukshëm.

Të dhënat e kompanisë hulumtuese TeleGeography flasin se gjatë vitit 2012 Skype arriti gati një të tretën e totalit të trafikut ndërkombëtar telefonik.

Thirrjet ndërkombëtare telefonike po rriten me një normë të ulët dhe në vitin 2012 kjo rritje ishte 5%, ndërsa shuma totale e minutave të shpenzuar u rrit në 490 miliardë. Është mahnitës fakti se thirrjet me zë dhe video të Skype-it gjatë vitit 2012 janë rritur në normën prej 44% dhe në fund të vitit shuma arriti në 167 miliardë minuta të shpenzuar.

Kjo rritje është dy herë më e madhe sesa rritja e thirrjeve klasike telefonike të të gjithë operatorëve botërorë së bashku.

“Edhe pse Skype është aplikacioni më i popullarizuar VoIP, egzistojnë dhe një mori të tjerash që paraqesin sfidë për telefoninë klasike, dhe ky presion do të rritet ndjeshëm në vitet në vazhdim”, u tha në këtë hulumtim.

“Google Talk, Google Voice, Viber, Nimbuzz, Kakao Talk dhe aplikacione të ngjashme janë bërë të popullarizuara gjithashtu, ndërsa një nga kërcënimet më të mëdha për operatorët mund të jetë edhe Facebook-u i cili kohë më parë paraqiti mundësinë e thirrjeve falas me zë në aplikacionin e vet Messenger. (PCWorld Albanian)

skype tabela

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>