Skype merr "GroupMe"

Aug 22 2011
0 Shpërndarje
Skype merr "GroupMe"

E krijuar në një ngjarje ku bëhen bashkëpunime në mes të programerëve, e quajtur ndryshe edhe hackathon, gjatë vitit të kaluar, GroupMe është një nga aplikacion që ua mundëson njerëzve që të bëjnë biseda me shumë persona me pajisjet e tyre celularë. Dërgimi i porosive në grup është bërë një dukuri gjatë këtij viti, pasi që shumë zgjidhje kanë dalur nga shërbime që mundësojnë bisedat private grupe nga telefonat e tyre.

Nga burimet zyrtare nuk është cekur çmimi, por AllThingsD ka cituar burime që thonë se Skype e bleu këtë ndërmarrje për 85 milionë dollarë.

“Kjo marrje është një hap përpara vizionit tonë për të ofruar një përvojë të përgjithshme me shumë mënyra dhe shumë platforma për komunikim,” tha CEO i Skye, Tony Bates, në një postim në blog. “Ajo përmbush kryesimin tonë ekzistues në komunikimet me zë dhe video duke ofruar klasin e komunikimeve më të mira të bazuara në tekst dhe veçorive innovative përreth dërgimit grupor të porosive që ua mundësojnë përdoruesve lidhjen, shkëmbimin e informatës për vendndodhje dhe krijimi i planeve me lidhjet më të afërta.”

Microsoft është duke planifikuar një ndërlidhje e thellë e shërbimit Skype me pajisjet e veta Windows Phone dhe përfshirja e shërbimit për biseda grupore si GroupMe në platformë paraqet një përkim shumë të mirë./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>