Lajmet

Skype mund të përballet me akuza penale nga autoritetet shtetërore franceze

Mar 14 2013
0 Shpërndarje
Skype mund të përballet me akuza penale nga autoritetet shtetërore franceze

Skype është shërbim mjaft i përdorur për shkak të mundësive shumë të nevojshme që mund të ofrojë për komunikim.

Ky shërbim normalisht që mund të përdoret edhe nga kriminelët të cilët mund të bëjnë biseda rreth bashkëpunimeve të mundshme për të organizuar ndonjë krim. Kjo gjë po e shqetëson telekomin francez ARCEP, autoritetet e të cilit kanë informuar prokurorët e shtetit në Paris që Skype t’i nënshtrohet kontrollimit të komunikimit që bëhet me atë të këtij shërbimi.

Sipas ligjit francez për operatorët e komunikimit elektronik, duhet që të gjithë operatorët t’ia mundësojnë policisë franceze që t’i dëgjojë të gjitha thirrjet telefonike. ARCEP thotë që Skype, prania në Evropë e të cilit udhëhiqet nga zyra e vet në Luksemburg, ka refuzuar që të deklarojë veten si një operator për komunikim elektronik.

Në deklaratën e bërë për shtyp, ARCEP thotë që derisa “jo të gjitha zgjidhjet që Skype ofron janë shërbime për komunikim elektronik, shërbimi iu mundëson përdoruesve të internetit në Francë që të thërrasin numra fiks dhe mobilë në këtë shtet dhe përreth botës, duke përdorur kompjuterin ose smartfonin e tyre.”

Sipas kësaj deklarate, nëse Skype nuk e deklaron veten si një operator për komunikim elektronik, atëherë mund të përballet me akuza kriminale, që mund të formulohen kundër kësaj ndërmarrjeje.

Skype nuk është ndërmarrja e parë ndërkombëtare e cila goditet nga akuzat në Francë. Kohëve të fundit, u paraqit nevoja që qeveria franceze të mund të ketë qasje parësore për të kufizuar cicërimat që përmbajnë urrejtje dhe etiketat si #unbounjuif (“një çifut i vogël i mirë”) dhe #simonilsestgay (“nëse djali im është homoseksual”).

Google ndërpret marrëveshjen për të drejtat e autorit me publikuesit francezë

Facebook po ashtu kishte pasur kritika për të bërë largimin e softuerit të vet për njohje të fytyrave që e përdorte për të këshilluar, për të bërë etiketime në fotografi, teksa ishte duke i ruajtur fotografitë dhe duke i identifikuar informacionet për përdoruesit, gjë e cila nuk lejohet në Evropë për shkak të ligjeve për privatësi.

Microsoft i detyrohet Francës 70 milionë dollarë

Nuk është e qartë se çfarë do të bëjë qeveria franceze me Skype, ose nëse ky shërbim do t’i nënshtrohet kërkesës së bërë nga autoritetet shtetërore franceze. (PCWorld Albanian)

skype

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>