Biznes

Skype në duart e Microsoft

May 10 2011
0 Shpërndarje
Skype në duart e Microsoft

Kjo njëherësh është edhe blerja më e madhe e realizuar nga Microsoft dhe si e tillë ajo cilësohet një blerje strategjike për të qenë në konkurrencë me Apple e Google.

Dikur dominues në botën e teknologjisë informative e sot nën hijen e dy prej kompanive që po shpërthejnë në tregun e telefonisë mobile dhe internetit. Skype që ka rreth 663 milion njerëz të regjistruar anembanë botës për komunikim VOiP, mund të përdoret në PC dhe telefona mobil, megjithëse ende jo në Windows Mobile. Kjo pritet të ndryshojë shumë shpejt.

Sipas marrëveshjes brenda Microsoft do të krijohet një biznes i ri i quajtur Microsoft Skype dhe Tony Bates, shef i tanishëm i Skype do të vazhdojë ta ketë këtë detyrë por do të raportoj prej tani e tutje tek CEO i Microsoft, Steve Ballmer.

Sipas analistëve kjo blerje do të jetë e rëndësishme për shkak se do të mund të punohet në thellimin e shërbimeve të komunikimit në celularët e rinj të Nokia-s që do të punojnë me platformën e Microsoft, Windows Phone.

Sa për informacion: Skype ishte blerë edhe më parë. Në vitin 2005 eBay pagoi për të rreth 2.5 miliard dollarë, por në vitin 2009, 70% e saj u shit tek një bashkësi e ndërmarrësve. E tani blerja e radhës pritet vetëm të miratohet nga autoritetet amerikane dhe të vazhdohet tutje. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>