Vëzhgim

Skype në telefonat Windows

Aug 11 2011
0 Shpërndarje
Skype në telefonat Windows

Një nga porositë e para do të jetë krijimi i versionit të Skype për Windows Mobile. Kjo u lajmërua nga Neil Stevens, i cili është zëvendës kryetari dhe menaxhuesi i përgjithshëm i prodhimeve dhe marketingut, për Forbes.

Skype së shpejti do të integrohet më thellë si aplikacion për Windows Phone, se sa që është në Android ose iOS. Kjo për shkak se, për dallim nga këto platformat e tjera, ndërtimi për sistemin operativ Windows Phone do t’ua mundësojë zhvilluesve që të kenë qasje në gjërat si kontaktet e përdoruesit dhe procesorin e videos së telefonit. Apple në veçanti ka mudësitë për të bërë gjëra në platformën e vet.

Si rezultat i këtij fleksibiliteti në zhvillim do të jetë një version i Skype që ndjehet  më “vendas” në këtë pajisje se sa që ndjehet aplikacioni i palës së tretë në një pajisje. Kujtojeni FaceTime, por për Windows Phone në vend të iOS, ndoshta me elementet e ardhshme që Apple do t’i vendos në iMessage./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>