Biznes

Skype nuk do të tarifojë përdoruesit në Evropë për TVSH-në në momentin e blerjes së kreditit

Jul 2 2014
0 Shpërndarje
Skype nuk do të tarifojë përdoruesit në Evropë për TVSH-në në momentin e blerjes së kreditit

skype_android_3-786x305Jetoni në Bashkimin Evropian dhe përdorni Skype për të bërë thirrje drejt telefonëve fiks ose mobil? Këtu kemi disa lajme interesante rreth pagesave. Në një e-mail që ka qarkulluar tek përdoruesit ditën e djeshme, kompania në pronësi të Microsoft-it zbuloi se po sjell disa ndryshime në mënyrën sesi tarifohet TVSH-ja.

Deri tani, Skype ka kërkuar për ata që jetojnë në Bashkimin Evropian dhe Zvicër të paguajnë 15 % ose 8 % respektivisht të shumës së kreditit që kanë dashur të blejnë. Pra, për shembull nëse një britanik donte të blinte një kredit 10 Paund, realisht atij i duhet të paguante 11.50 Paund për to. Duke filluar nga fundi i këtij muaji, përdoruesit do të paguajnë vetëm për kreditin që dëshirojnë të blejnë, pra nëse doni të shtoni 20 Euro në llogarinë tuaj ju do të paguani 20 Euro.

Por, pagesa e TVSH-së do të bëhet në momentin që ju filloni ta përdorni kreditin kur ju thirrni një telefon fiks ose mobil nga llogaria juaj në Skype. Të gjitha thirrjet “Pay as You GO” do të tarifohen në këtë mënyrë dhe do të përfshihen të gjitha taksat. Kjo mënyrë duket sikur i thjeshton gjërat duke pasur parasysh se çmimet janë ngjashëm me 0.7 cent për minutë ose 0.8 cent për minutë përfshi edhe TVSH-në.

Gjithsesi, nëse ju përdorni balancën e kreditit tuaj në Skype për të blerë një ofertë ju do të tarifoheni së bashku me TVSH-në në momentin e blerjes. Për shembull oferta “Unlimited Europe” u kushton shtetasve britanik 4.99 Paund, por që do të tarifohen 5.74 Paund përfshi TVSH-në. Një ndryshim gradual i këtyre tarifave do të aplikohet nga data 28 korrik 2014. (PCWorld Albanian)

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>