Lajmet

Skype nxjerr versionin testues për video-mesazhe

Feb 16 2013
0 Shpërndarje
Skype nxjerr versionin testues për video-mesazhe

Divizioni Skype i Microsoft ka nxjerrë një version beta për dërgim e video mesazheve në Skype gjatë ditës së premte. Ai funksionin në versionet për iOS, Mac dhe Android të Skype.

Po për Windows, Windows 8 dhe Windows Phone? Mbështetja për video-mesazhe ende nuk është shtuar për këto platforma dhe zyrtarët e Skype nuk janë duke ofruar ndonjë datë se kur do të jetë.

Po, Microsoft bleu Skype dy vite më parë. Por Skype vazhdon të shtojë veçori të reja dhe përditësime për çdo/të gjitha platformë të tijën, pa marrë parasysh se kush i shet ato.

Video Mesazhet, që mund të përdoren për dërgim të mesazheve drejtpërsëdrejti dhe jo, u mundësojnë përdoruesve që të dërgojnë video deri në tre minuta tek njëri tjetri. Sipas The Verge, ata që përdorin Skype për Windows ose Windows Phone do të marrin një lidhje që i lejon të shohin video mesazhet drejtpërsëdrejti.

Fakti që Skype ishte duke punuar në Video Mesazhet ka qenë i ditur që nga viti i kaluar. Gjatë vitit të kaluar eshte zbuluar se abonentët premium pritet të lejohen të dërgojne një numër të pakufizuar të Video Mesazheve, ndërsa ata që përdorin versionet pa pagesë të Skype do të kufizohen si në numrin e Video Mesazheve që ata mund të dërgojnë po ashtu dhe sa të gjata mund të jenë ato.

Veçoria e re duket që funksionon për përdoruesit e Skype në Shtetet e Bashkuara dhe Britani të Madhe.

Microsoft nxorri versionet e përditësuara të Skype për Windows dhe Mac gjatë javës kësaj jave. (PC World Albanian)

Video Messaging

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>