Lajmet

Skype ofron kartat me parapagesë në Mbretërinë e Bashkuar

Nov 6 2012
0 Shpërndarje
Skype ofron kartat me parapagesë në Mbretërinë e Bashkuar

Skype ka prezantuar një sërë kartash me parapagesë për Mbretërinë e Bashkuar, duke u ofruar mundësi përdoruesve që nuk kanë karta krediti, të mbushin llogaritë e tyre Skype përmes blerjes paraprake të kartave.

Çmimi fillestar për një kartë është 10 £. Kartat me vlerë 20 £ do të jenë të disponueshme në shitësit me pagesë si Asda, Currys, PC World, Sainsburys dhe WHSmith.

Kjo metodë pritet të përhapet dhe në vende të tjera të botës

Meksika ishte vendi i parë ku është aplikuar ky model shitjesh dhe raportohet se kjo mënyrë do të shpërndahet edhe në vendet e tjera të botës, ku pritet që kartat të jenë në monedhën vendase.

Njerëzit kanë mundësi t’i përdorin ato për të bërë thirrje pa limit duke filluar nga 8.49£ në muaj.

Aplikacioni për Windows Phone 8 pritet të jetë një shtysë e rëndësishme në përhapjen e mëtejshme të përdorimit të Skype në pajisjet mobile. (PCWorld Albanian)

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>