Siguri

Skype për Android ka një lëshim të rëndë në siguri

Apr 15 2011
0 Shpërndarje
Skype për Android ka një lëshim të rëndë në siguri

Jared Newman nga PCWorld (US) thotë se ky lëshim ka prekur me milion përdorues dhe është gjetur qysh në tetor të vitit të kaluar. Problemi qëndron në faktin se Skupe ruan informatat e përdoruesve në një direktorium të të dhënave me leje qasjeje të papërshtatshme, dhe ruan emrat në një lokacion statik. Një aplikacion i dëmshëm më pas, mund të shfrytëzojë tërë këto të dhëna vetëm me një cop kodi. E njëjta vlen edhe për kontaktet dhe regjistrin e bisedave në Skype.

Lëshimi megjithatë nuk ekspozon fjalëkalimet apo informatat financiare, megjithatë në vend të kësaj të dhënat dhe komunikimet personale janë të ekspozuara në mes të sheshit.

“Imagjinoni nëse Google aksidentalisht do të ekspozonte tërë bisedat tuaja në Google Talk, përfshirë këtu e-mail adresën tuaj, emrin dhe numrin e telefonit – një thyerje e këtillë mund të shkaktojë eksod masiv, jo vetëm një padi në gjyq” shkroi në një postim, Justin Caste nga Android Police.

Këto janë çështje serioze dhe Skype ka theksuar se është duke hetuar rastin. Në anën tjetër Case ka paraqitur edhe një dëshmi shtesë duke treguar sesi funksionon lëshimi.

Duhet theksuar se ky nuk është lëshimi i parë në Skype. Në vitin 2008, përdoruesit e Skype që shfrytëzonin veçorinë “shto video në chat” ishin subjekt i një gabimi që iu mundësonte sulmuesve të lëshojnë një kod në kompjuterin e viktimës, dhe duke hapur kështu një derë për softuer të dëmshëm. Skype mbylli vrimën disa javë më vonë.

E nëse të dhënat e përdoruesve të Android janë më të vërtetë në shesh të hapur, atëherë të shpresojmë se nuk do të vonojë kaq shumë një arnim edhe për aplikacionin për Android. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>