Lajmet

Skype për Android shumë më i shpejtë dhe i lehtë për t’u përdorur

Jul 2 2013
0 Shpërndarje
Skype për Android shumë më i shpejtë dhe i lehtë për t’u përdorur

skypeSkype ka përditësuar versionin e aplikacionit për Android duke ofruar për përdoruesit një dizajn të ri shumë më të rregullt.

– Një prej ndryshimeve të rëndësishme ka të bëjë me ndarjen e menusë Home në tre faqe të veçanta për të aksesuar më me lehtësi bisedat, kontaktet e veçanta dhe të preferuar.

– Dritarja e dialogimit është më e organizuar se më parë.

– Tashmë është e mundur që të bashkëngjiten dokumente të ruajtura në pajisjen e përdoruesit.

– Në fund të faqes ndodhen tre ikona: Video call, Audio-only dhe ikona për mbylljen e telefonatës.

– Sipas Skype aplikacioni i përditësuar është më i shpejtë dhe më i lehtë në përdorim. Është e vërtetë që nuk ka opsione të reja të lançuara në këtë version të ri të aplikacionit, por i gjithë dizajni i faqes është riorganizuar për të lehtësuar eksperiencën e përdoruesit me të gjitha shërbimet që ofron.

Në vazhdimësi do të ketë përditësime të tjera pasi ka akoma vend për përmirësim. Së shpejti ky përditësim do të jetë i disponueshëm për shkarkim në Google Play Store. (PCWorld Albanian)

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>