Lajmet

Skype për Windows 8 merr një përditësim të ri

Apr 9 2013
0 Shpërndarje
Skype për Windows 8 merr një përditësim të ri

skype windows 8Microsoft-i edhe një herë ka bërë një përditësim të ri për aplikacionin Skype për Windows 8 vetëm dy javë pas atij të fundit, versionit 1.6.

Ky përditësim vjen të njëjtën ditë që Microsoft-i sjell përdoruesit e Live Messenger te Skype. Edhe pse nëse kontrollon faqen zyrtare të Windows Store dhe shikon se përditësimi është i disponueshëm, ndryshimet në faqen e Skype për Windows 8 nuk kanë ndodhur akoma.

Gjithsesi lajme zyrtare rreth ndryshimeve që i janë bërë nuk kanë dalë akoma për publikun. Versioni 1.6 i cili doli më 29 mars shtoi mbështetje për më shumë kontakte si dhe përmirësime të përgjithshme të performancës. Gjithsesi arrnoi disa vrima anonime. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>