Lajmet

Skype për Windows Phone 8, me veçori ekskluzive

Nov 13 2012
0 Shpërndarje
Skype për Windows Phone 8, me veçori ekskluzive

Një version paraprak i Skype për Windows Phone 8 është në dispozicion tashmë duke ofruar veçori ekskluzive për SO mobil, por edhe duke ngritur disa pikëpyetje për sa i takon privatësisë.

Skype është shërbimi VoIP falas i Microsoft-it dhe kohët e fundit është folur se do të jetë pasardhësi i Windows Live Messenger, shërbimi i mesazheve të çastit që ofron kjo kompani.

Skype për Windows Phone 8 mund të shkarkohet nga dyqani i aplikacioneve online i kompanisë. Hedhja në qarkullim e këtij aplikacioni, që kërkon 512 MB RAM për të funksionuar, përmban të gjitha veçoritë e përmendura nga Microsoft, kur zbuloi disa detaje të softuerit më 29 tetor.

Por duke qenë se është një version paraprak, mund të ketë probleme me qëndrueshmërinë e thirrjeve.

Versioni i Skype për Windows Phone 8 integrohet më mirë me harduerin sesa versionet e mëparshme në platforma të tjera mobile si Android dhe iOS.

Disa nga smartfonët që mund të përdorin aplikacionin e ri janë HTC Windows Phone 8S dhe Windows Phone 8X; Lumia 820 dhe 920 nga Nokia si dhe Ativ S i Samsung Electronics.

Edhe pse është ende një aplikacion i pavarur, Skype për Windows Phone 8 është shumë i integruar me versionin e ri të sistemit operativ mobil të Microsoft-it. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>