Lajmet

Skype për Windows Phone integrohet me Cortana-n, përfshihet edhe gjuha shqipe

Jun 27 2014
0 Shpërndarje
Skype për Windows Phone integrohet me Cortana-n, përfshihet edhe gjuha shqipe

Skype-Cortana-Windows-Phone_thumbMicrosoft gjatë ditës së enjte përditësoi Skype-in për Windows Phone 8.1, për të mundësuar mbështetjen e plotë për ndihmuesin me zë, Cortana-n. Përdoruesit e versionit më të fundit të Windows Phone do të jenë në gjendje që të nisin thirrje me zë ose me video pa e hapur fare aplikacioni Skype, por thjesht duke përdorur kontrolluesin me zë të Cortana-s.

Frazat si “Skype, futu në ekran” ose “Skype, video thirrje” mund të përdoren për të filluar një thirrje pas mbajtjes së butonit të kërkimit për ta aktivizuar Cortana-n. Microsoft ka hapur këtë lloj të integrimit me Cortana-n për palët e treta, kështu që aplikacionet si Hulu mund ta shfrytëzojnë këtë gjë në muajt e ardhshëm.  

Përmirësime të tjera në versionin e Skype-it për Windows Phone 8.1 janë mundësia për të ndryshuar një mesazh që është dërguar më parë dhe përmirësime për të sjellë njoftime dhe rezyme të shpejt të aplikacionit.

Ky version i fundit po ashtu rrit mbështetjen për numrin e gjuhëve, ku nga 19 sa ishin më parë, tani do të mbështeten 51 gjuhë të ndryshme, ku përfshihet edhe gjuha shqipe. Përditësimi më i fundit i Skype, Windows Phone 8.1 është në dispozicion që tani në Windows Phone Store. (PCWorld Albanian) 

 

Tags >

skydrive
Lajmet e fundit>