Lajmet

Skype për Windows Phone përditësohet me një instrument vizatimi

Oct 21 2014
0 Shpërndarje
Skype për Windows Phone përditësohet me një instrument vizatimi

Skype_drawingSkype për Windows Phone 8 dhe 8.1 tashmë ka një instrument të ri vizatimi që bën të mundur që përdoruesit të dërgojnë imazhe të vizatuara dhe të personalizuara me dorë.

Prezantuar në një postim në blog, kjo veçori mund të përdoret duke prekur mbi ikonën “+” në bisedën aktuale.

Ju mund të filloni të vizatoni ose të shtoni mesazhe të ndryshme mbi imazhe tërheqëse. Skype thotë se kjo veçori mund të jetë e dobishme kur përdoret për të treguar drejtimet në hartat Bing.

Të tjera veçori përfshijnë mbështetjen për ekranet HD, opsione më të thjeshta të identifikimit si dhe kohëzgjatje më e shkurtër e hapjes së aplikacionit kur ndodhet në background.

Ajo çfarë është interesante, fakti se kjo veçori është e disponueshme në Windows Phone përmes Skype përpara se të shfaqet në Android dhe iOS. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>