Vëzhgim

Skype për Xbox 360?

Aug 18 2011
0 Shpërndarje
Skype për Xbox 360?

Sipas uebfaqes Win Rumours, gjatë mëngjesit të së mërkurës ishte paraqitur një video në YouTube që tregonte veçoritë e reja që do të shtohen në Xbox 360 gjatë këtij viti. Ndër veçoritë e përmendura përfshihet edhe Skype, duke treguar që Xbox 360 do t’ua mundësojë përdoruesve që të lidhen me shokët e tyre në Windows Live edhe kur janë duke luajtur.

Studimi i fundit i bërë nga Microsoft zbuloi që Zune dhe Skype janë në mesin e gjërave më të të pritura për Xbox 360.

Microsoft zbuloi planin e vet në maj për blerjen e Skype, por kjo blerje ende pritet që të miratohet nga Komisioni i Bashkimit Evropian. Marrëveshja e cila pritet që të mbyllet në tetor do ta bëjë shefin e tanishëm ekzekutiv të shërbimit Skype, Tony Blates, shef të divizionit Skype në Microsoft, i cili do të raportojë drejtpërdrejt tek CEO i tanishëm i Microsoft, Steve Ballmer.

Megjithëse hollësitë e mundshme janë shqyrtuar, Microsoft planifikon që të integrojë video chat-in dhe shërbimin telefonik me shumë produkte të veta si Xbox, Kinect, telefonat Windows dhe të tjera produkte që të lidhin përdoruesit e vet në Outlook, Xbox Live dhe përdoruesit e tjerë me Skype./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>