Lajmet

Skype përditëson versionin e mëparshëm për Mac dhe Windows

Oct 10 2014
0 Shpërndarje
Skype përditëson versionin e mëparshëm për Mac dhe Windows

skype-for-mac-ledeSkype ka bërë ndryshime dhe ka fituar karakteristika të reja si për Mac dhe për Windows , edhe pse ka dhënë vetëm një paraqitje fillestare, gjë e cila na lë të kuptojmë se ndryshimet nuk janë finale.

Përditësimet e fundit për të dyja platformat i jep Skype-s një ndërfaqe të re, e cila tregon fotot e kontakteve të tua dhe bisedat me këta kontakte në formë “bubble”. Kjo e bën që versioni i desktopit të jetë shumë i ngjashëm me aplikacionin e tij në aparatet celularë.

Ky aplikacion në të dyja platformat vjen me një video chat në grup më të përmirësuar dhe gjithashtu shfaq një file ikonë kur përdoruesi dëshiron të ndajë dokumente apo foto me kontaktet.

Tipari më i ri për Mac dhe më i miri, është aftësia e aplikacionit për të lejuar të bësh video telefonata dhe IM-s në të njëjtën dritare të vendosur anash njëri tjetrit me vetëm një klik. Ju mund të shikoni versionin 7.0 të Skype për Mac apo Windows në fotot më poshtë, ose mund ta shkarkoni atë. (PCWorld Albanain)

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>