Lajmet

Skype përmirëson video thirrjet me versionin 4.0

Feb 6 2009
0 Shpërndarje
Skype përmirëson video thirrjet me versionin 4.0

Më parë, telefonuesit duhej të vendosnin një VoIP dhe pastaj ta fillojnë video thirrjen, vetëm nëse pala tjetër i kishte pajisjet e nevojshme dhe dëshirën për ta mbajtur thirrjen. Ndërsa tani, thirrja mund të bëhet menjëherë, bëhet e ditur nga kompania.

Softueri përmban kodeka të quajtur Silk që vetë-rregullojnë normën e mostrave dhe akomodojnë Banwidth me kualitetin e thirrjes. Me lidhje prej 400Kbps, kodekat mbështesin video prej 30 imazhesh për sekondë, kuptohet nëse përdoruesit kanë kamera me kualitet të lartë dhe kompjuter me procesor dual core.

Skype ka një konfigurim të ri që detekton harduerin e ri në sistem dhe lejon përdoruesit të zgjedhin ndërmjet zgjidhjeve të drejtpërdrejta nga Skype. Më parë nëse përdoruesi vendoste në laptop një kamerë të jashtme, ai duhej të zgjidhte përmes Windows se cilën kamerë do të përdorte. Ndërsa tani, zgjedhja mund të bëhet në dritaren e Skype dhe marrëveshjes që softueri ka me Windows. Versioni i po ashtu përmban vegla importuese, që e bëjnë më të lehtë sjelljen e kontakteve nga Hotmail dhe Yahoo llogaritë.

Lajmet e fundit>