Lajmet

Skype prezanton aplikacionin e mesazheve me video Skype Qik

Oct 15 2014
0 Shpërndarje
Skype prezanton aplikacionin e mesazheve me video Skype Qik

Skype_QuikKompania Skype me rritjen e famës së mesazheve nëpërmjet fotove dhe videove ka lëshuar një aplikacion të veçantë për mesazhet me video, të cilat fshihen. Aplikacioni Skype Qik është lëshuar nga Skype për biseda të shkurtra nëpërmjet videove ndërmjet shokëve. Ndërkohë që kompania ka deklaruar se ky aplikacion do të funksionojë njëkohësisht me Skype. Aplikacioni nuk kërkon një profil në Skype për të punuar, pra është i pavarur.

“Aplikacion Skype filloi në kompjuterët desktop, më pas me shumë sfida u përhap edhe më shumë deri përdorim të gjerë edhe në pajisjet e ndryshme inteligjente” deklaroi Dan Chastney , drejtori i menaxhimit të programeve në kompaninë Skype. “ Ne duam që të gjejmë një mënyrë që të ndihmojmë përdoruesit që të qëndrojnë të lidhur nëpërmjet Skype.

Qik-app-640x563Për të përdorur këtë aplikacion, përdoruesit duhet që të verifikojnë numrin e tyre të celularit, i cili më pas krijon profilin e tyre. Në këtë aplikacion mund të nisësh një chat ndërmjet dy personave ose grupi, ku me qindra pjesëtarë mund të postojnë video të ndryshme. Videot, të cilat mund të postohen në Skype Qik janë jo më shumë se 42 sekonda të gjata. Ky aplikacion do të jetë i pranishëm në të gjitha sistemet operative. (PCWorld Albanian)

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>