Lajmet

Skype së shpejti edhe për BlackBerry 10

Apr 29 2013
0 Shpërndarje
Skype së shpejti edhe për BlackBerry 10

BlackBerry po planifikon të mbushë një nga boshllëqet më të mëdha në “shportën” e aplikacioneve të disponueshme për platformën.

Së shpejti pajisjet me BlackBerry 10 do të kenë mundësi të shkarkojnë versionin e përshtatur të Skype. Skype, i cili është blerë në vitin 2011 nga Microsoft-i, u mundëson përdoruesve të komunikojnë përmes zërit, videos apo chat-it, duke tejkaluar rrjetet e zakonshme telefonike. Shërbimi ka qindra milionë përdorues në të gjithë botën.

Lajmërimi është bërë gjatë kësaj jave nga vetë BlackBerry. Kompania u shpreh gjithashtu se smartfoni i ri Q10 do të jetë i disponueshëm në Kanada nga data 1 maj, ndërsa në SHBA para fundit të majit.

Q10, i cili ka edhe një tastierë fizike, element që parapëlqehet më së shumti nga adhuruesit e BlackBerry-t, është pajisja e dytë që vjen me sistemin e ri operativ BB10.

Skype do të jetë i disponueshëm për t’u shkarkuar në ditën e lançimit. Përdoruesve të pajisjes ekzistuese Z10 do t’u duhet të presin disa javë më tepër për ta pasur Skype-in në telefonin e tyre (pas përditësimit të sistemit operativ).

Numri i vogël i aplikacioneve të BlackBerry-t, krahasuar me iOS-in e Apple apo Android-in e Google, ka qenë një nga kritikat më të mëdha që ka marrë kjo platformë. (PCWorld Albanian)

A page from the Skype website is seen in Lausanne

Lajmet e fundit>