Lajmet

Skype shton dritaren e vogël naviguese për videobisedat në tabletët Android

Dec 15 2013
0 Shpërndarje
Skype shton dritaren e vogël naviguese për videobisedat në tabletët Android

skype androidA ka qenë ndonjëherë e nevojshme për ju që gjatë kohës kur jeni duke kryer komunikim me video me dikë të bëni edhe ndonjë gjë tjetër në tabletin tuaj? Në qoftë se ka qenë kështu, nuk duhet të shqetësoheni më pasi Skype ka menduar për ju.

Aplikacionit sapo i është shtuar opsioni i shfaqjes së dritares naviguese të videos mbi aplikacionet e tjera që po ekzekutoni në të njëjtën kohë në tabletin tuaj Android.

Ky përditësim, i cili aktualisht është aplikuar vetëm për tabletët Android, lejon përdoruesit të shohin videobisedën në një dritare të vogël në cep të ekranit pavarësisht se janë duke punuar edhe me diçka tjetër.

Fatkeqësisht ky opsion i vlefshëm nuk funksionon për smartfonët dhe duke marrë parasysh përmasat e limituara të ekranit ndoshta nuk do të aktivizohet asnjëherë për këto pajisje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>