Lajmet

Skype tani iu mundëson telefonata direkt nga kutia e mesazheve në Outlook.com

Apr 30 2013
0 Shpërndarje
Skype tani iu mundëson telefonata direkt nga kutia e mesazheve në Outlook.com

skype outlookSkype i telefonatave me audio dhe video doli në mesazhet e Outlook.com në gjithë Mbretërinë e Bashkuar këtë të hënë dhe me paralajmërime se do të vij në vendet e tjera në javët në vazhdim.

“Të gjithë ne gjendemi në situata ku është më e lehtë të kalosh në telefon për ta bërë bisedën sesa të rrish të shkruash. Ndonjëherë ajo telefonatë mund të përfundojë më shumë punë se një e-mail i gjatë i kthyer”, – tha Simon Longbottom drejtuesi i marketingut të produkteve të Skype.

Reklama ju jep një ide të versionit të Skype në Outlook.com, shtoi Longbottom. Konsumatorët e Anglisë mund të aksesojnë shërbimin që nga e hëna, ndërsa Amerika dhe Gjermania do të lajmërohen gjatë javëve në vazhdim.

Ndërsa në botë ky shërbim do të arrijë gjatë verës.

Përdoruesit e interesuar do t’iu duhet të shkarkojnë një shtesë për shfletuesin e tyre dhe pastaj të lidhin Skype te Outlook.com duke përdorur llogarinë e tyre të Microsoft-it.

Bashkimi i këtyre llogarive do ti jap mundësin përdoruesve të shtojnë kontaktet e tyre të Skype te Outlook.com. Për të përdorur Skype, përdoruesit duhet të klikojnë në butonin e telefonatave video apo telefonatave audio. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>