Lajmet

Skype u dërgon porosi të gabuara, njerëzve të gabuar

Jul 17 2012
0 Shpërndarje
Skype u dërgon porosi të gabuara, njerëzve të gabuar

Skype, pjesë e ndërmarrjes Microsoft, bëri të ditur sot se është duke punuar për të rregulluar anomalinë që ndodhi para disa ditësh në sistem, ku me dhjetëra porosi brenda rrjetit filluan t’ju dërgohen personave të gabuar.

Kompania deklaroi se gjatë ditëve në vijim do të ofroj një azhurnim për të rregulluar këtë defekt.

Skype, dje përmes rrjetit social Twitter, deklaroi: “Jemi në dijeni për një anomali që në disa raste të rralla u ka dërguar porosi marrësve të gabuar.

Gjithsesi, pjesa më e madhe e përdoruesve nuk janë prekur nga ky problem. Jemi duke punuar për riparimin e sistemit.”

Versionet e Skype që janë prekur nga ky defekt janë Skype 5.10 i Windows, Skype 5.8 i Mac, Skype 4.0 i Linux dhe Skype 1.2 i Windows Phone.

Sipas Skype, ky defekt ndodhë vetëm kur programi i një përdoruesi bllokohet dhe në disa raste, porosia e fundit që është dërguar prej tij i shkon një përdoruesi tjetër, i cili mund edhe të mos jetë në listën e kontakteve të tij. (PCWorld Albananian)

Lajmet e fundit>