Lajmet

Skype vendos të ndërrojë API-në në fund të këtij viti

Nov 3 2013
0 Shpërndarje
Skype vendos të ndërrojë API-në në fund të këtij viti

skypelogotuaw102412Porosia e fundit që vjen kur e hapni Skype-n në desktopin tuaj mund të ishte që duhet të përjetoni pasoja, nëse jeni duke përdorur aplikacione dhe vegla të palës së tretë me shërbimin VoIP.

Në dhjetor, Microsoft-i është duke planifikuar që të largojë gjuhën e tanishme të programimit në favor të një gjëje e cila është më e afërt për pajisje mobile.

Versioni i ardhshëm i Skype po ndërtohet duke pasur si qëllim përmirësimin e cilësisë së thirrjes dhe duke kryer dërgim të porosive të çastit në pajisje të ndryshme të cilat e përdorin Skype-n dhe jo vetëm në kompjuter.

Kështu Microsoft-i ka vendosur që të largojë API-në e vet të zhvilluar para 9 vitesh, për të ofruar këto ndryshime, të cilat do ta përshtatin aplikacionin Skype dhe do ta bëjnë atë sa më të ngjashëm në të gjitha pajisjet që përdoret.

Mangësia e këtij ndryshimi mund të jetë që aplikacionet dhe pajisjet që e kanë përdorur API-në nëntë vjet ose do të humbasin disa funksione, ose të do të ndalojnë tërësisht punën.

Kjo gjë mbase edhe mund të jetë pak e pakëndshme për ata që përdorin shtojca jozyrtare të Skype për të incizuar intervista. (PCWorld Albanian)

Tags >

Skype
Lajmet e fundit>