Softuer

Skype dhe Facebook së bashku me SMS dhe biseda me zë

Sep 30 2010
0 Shpërndarje
Skype dhe Facebook së bashku me SMS dhe biseda me zë

Nëse ju jeni vizituesi më i madh i rrjeteve sociale në rrethin tuaj dhe ju keni nevojë të ftoni dikënd për të biseduar me video-bisedë, të cilën natyrisht që mund ta bëni vetëm përmes emrave të mëdhenjë të cilët ofrojnë video-biseda, kjo është ajo që edhe Facebook ka menduar për ju, dhe së bashku me Skype do ti bashkojnë produktet e tyre duke mundësuar një komunikim më të lehtë për ju përmes SMS dhe bisedave me video dhe zë duke lidhur edhe Facebook me të.

Kara Swisher deklaroi se Facebook shpreson që tu japë përdoruesve mjete më të forta të komunikimit dhe komunikim mëtë fortë në mënyrë që edhe të përdorin atë shumë më shpesh.

Ndërsa Skype pretendon të ketë arritje edhe më të madhe se deri më tani, edhe pse 124 milion njerëz kyçen në Skype të paktën njëherë brenda muajit që është shumë impresionuese, kurse integrimi i Facebook natyrisht që do të japë një nxitje edhe më të madhe.

Skype 5, i cili pritet të realizohet këto javë, do të shtojë një Facebook Tab nga e cila do të mundeni të ju shkruani SMS ose të bëni thirrje shokëve e juaj që i keni në Facebook.
Versioni i ri tani më është duke u testuar në Beta, kurse bashkimi me Facebook do të dalë së shpejti.

Lajmet e fundit>