Biznes

Slack blen nga Atlassian aplikacionet Stride dhe Hipchat

Jul 27 2018
0 Shpërndarje
I lançuar në Shtator të 2017-ës, Stride u pozicionua si evolucion i Hipchat. Ashtu si Slack ofronte opsionet e video dhe audio konferencave. Slack blen nga Atlassian aplikacionet Stride dhe Hipchat

Slack është në kërkim të dominimit të hapësirave të punës. Sot kompania tha se kishte blerë Hipchat dhe Stride, dy aplikacione produktiviteti dizajnuar për sipërmarrjet e mëdha në pronësi të Atlassian.

Për tre vitet e ardhshme Slack do të paguajë një shifër për pronësinë intelektuale të Hipchat dhe Stride.

Atlassian do të vijojë menaxhimin e aplikacioneve deri më 15 Shkurt 2019-ën kur konsumatorët do të kenë opsionin për të migruar në Slack.

Kështu Atlassian do të fokusohet në aplikacionet e menaxhimit si Trello, Jira dhe Bitbucket me qindra mijëra konsumatorë.

I lançuar në Shtator të 2017-ës, Stride u pozicionua si evolucion i Hipchat. Ashtu si Slack ofronte opsionet e video dhe audio konferencave.

Por humbi terren përballë konkurrentëve si Microsoft Teams, Google Hangouts Chat apo Facebook Workplace.

Vetëm këtë muaj Microsoft prezantoi një version të Teams i cili është falas.

Nga ana tjetër Slack ka mëse 500,000 organizata që përdorin aplikacionin. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>