Biznes

Slack Enterprise Grid, produkti më i ri për bizneset e mëdha dhe korporatat

Feb 1 2017
0 Shpërndarje
Slack Technologies publikoi një version të ri të aplikacionit popullor për bizneset dhe sipërmarrjet Slack me shpresën se do të sigurojë më shumë kontrata korporatash. Slack Enterprise Grid, produkti më i ri për bizneset e mëdha dhe korporatat Photo Source: Zuma Press

Shërbimi i prezantuar ditën e Marte në San Francisco është dieznjuar për të përmbushur të gjitha nevoja e komunikimit të një kompanie me qindra dhe mijëra punonjës.

Slack Enterprise Grid sjell disa funksione të reja sigurie të cilat janë një domosdoshmëri për departamentet e teknologjisë së informacionit.

Aplikacioni origjinal i Slack dedikohej kryesisht grupeve të punës në kompani dhe biznese të vogla por që kjo nuk e ka penguar të sigurojë kontrata nga Electronic Arts dhe Samsung.

Adoptimi i shpejtë i Slack inkurajoi investitorët të dërgonin vlerën e tij në 4 miliard dollar vitin e kaluar. Por shumica e kompanive të mëdha ishin skeptikë për migrimin e plotë drejt Slack pikërisht për shkak të mungesës së funksionaliteteve të avancuara të sigurisë.

Konkurrenca në këtë hapësirë nuk mungon. Microsoft, Facebook, Google dhe Atlassian kanë që të gjithë produktet e tyre të ngjashme. Slack numëron 5 milion përdorues ditorë nga ku 1.5 milion janë me pagesë.

Slack është një platformë ku punonjësit mund të dërgojnë mesazhe, të bashkëpunojnë, organizojnë dhe shpërndajnë skedarë. Teknologjia është e integruar edhe me shërbime nga palë të treta si Salesforce dhe Skype. /PCWorld Albanian

Tags >

Slack
Lajmet e fundit>