Biznes

Slack ngriti raund investimi nga Sotfbank, kompania vlerësohet me 5.1 miliard dollar

Sep 18 2017
0 Shpërndarje
Ky financim duket se vjen nga fondi 100 miliard dollarësh i investimeve të Softbank duke hedhur para tek disa prej ikonave të Luginës së Silikonit. Slack ngriti raund investimi nga Sotfbank, kompania vlerësohet me 5.1 miliard dollar

Slack ngriti një tjetër investim të bujshëm i cili e vlerëson kompaninë në 5 miliard dollar, një financim i drejtuar nga Softbank kompani e cila po investon në çdo drejtim.

Ky financim duket se vjen nga fondi 100 miliard dollarësh i investimeve të Softbank duke hedhur para tek disa prej ikonave të Luginës së Silikonit.

Investimi në Slack përllogaritet në 250 milion dollar. Ai siguron kompanisë mbështetjen e nevojshme për tu përqendruar edhe njëherë tjetër teka aplikacioni i cili po rritet me shpejtësi dhe po tërheq vëmendje të lartë.

Lajme për një raund investimesh rekord në Slack filluan në Korrik. U raportua se kompania kishte tërhequr vëmendjen e Amazon e cila thuhej se ishte gati të ofronte 9 miliard dollar.

Në fillim të këtij muaji kompania tha se ka 6 milion përdorues aktivë dhe kaloi shifrën e 200 milion dollar të ardhurave në vit. Vitin e kaluar edhe Microsoft kishte shprehur interes për blerjen e kompanisë për 8 miliard dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>