Lajmet

Sleep Cycle për Android ju ndihmon të zgjoheni të çlodhur dhe të freskuar

Jun 22 2014
0 Shpërndarje
Sleep Cycle për Android ju ndihmon të zgjoheni të çlodhur dhe të freskuar

772333111957806918Android: Aplikacioni i popullarizuar, Sleep Cycle, ishte më parë në dispozicion vetëm për iOS. Tani Sleep Cycle është lëshuar edhe për Android, ku shumëkush mund të përfitojë nga ky aplikacion duke përjetuar një gjumë më të këndshëm.

Aplikacioni është përgatitur për të ndjekur lëvizjet tuaja gjatë gjumit (duke përdorur akselerometrin e telefonit tuaj) dhe e di kur jeni në gjumë të thellë ose në një fazë të lehtë të gjumit. Ai më pas do të fillojë të ju zgjojë ngadalë në kohën që dëshironi, duke u bazuar në ciklet e juaja të gjumit.

Kështu që në vend se të ndërpriteni në mes të një cikli të gjumit, që mund të ju shkaktojë që të zgjoheni të lodhur dhe të mërzitur, aplikacioni ju zgjon në kohën optimale – gjë e cila nuk kryhet nga alarmet e zakonshme. Sleep Cycle kushton 1.99 dollarë dhe është njëri nga aplikacionet që është vlerësuar më së miri në iOS në mesin e aplikacioneve për gjumë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>