Lajmet

Slide Launcher është mënyra më e shpejtë për aksesimin e aplikacioneve në pajisjet Android

Dec 1 2013
0 Shpërndarje
Slide Launcher është mënyra më e shpejtë për aksesimin e aplikacioneve në pajisjet Android

Në qoftë se keni nevojë të hapni shpejt një aplikacion të caktuar, Slide Launcher për Android do të ishte miku juaj më i mirë.

Përveç se është i shpejtë, ka një dizajn të këndshëm dhe favorizon burimet që do të thotë se kur ekzekutohet si aplikacion dytësor kursen përdorimin e kujtesës RAM dhe të baterisë.

Për të aktivizuar Slide Launcher mjafton që përdoruesi të lëvizë gishtin vertikalisht duke u nisur nga butoni kryesor i smartfonit. Në moment do të shfaqen në ekran një grup rrathësh të quajtur “targets” të cilët mundësojnë aksesimin e aplikacioneve vetëm me një klikim.

Nëpërmjet këtij aplikacioni përdoruesi mund të aksesojë kontaktet, mesazhet, aplikacione të tjera të ndryshme si dhe funksionalitetet e sistemit.

Slide Launcher mund të personalizohet lehtësisht duke lejuar përdoruesit të përzgjedhin mënyrën e shfaqjes së ikonave (targets), ndryshimin e hapësirave midis tyre, ndryshimin e sfondit, fotot e ikonave, përshtatjen e sensorëve të prekjes apo të cache-së. Aplikacioni është i ngjashëm me SwipePad, por është shumë më i dobishëm përsa i përket shfrytëzimit të burimeve të sistemit.

I vetmi disavantazh i këtij aplikacioni është se funksionon vetëm tek telefonët që e kanë butonin kryesor virtual.

Kjo do të thotë se nuk mund të përdoren pajisjet Samsung, por zhvilluesi sugjeron përdoruesit të instalojnë një aplikacion që simulon një buton të tillë si psh Swipe Home Button në mënyrë që të përdorin Slide Launcher nëpërmjet tij. (PCWorld Albanian)

Slide Launcher

Lajmet e fundit>