Nuk është sekret tu tregojmë se disa aplikacione Android janë makthi baterisë së telefonit tuaj. Këto aplikacione vijojnë punën e tyre në sfond edhe kur nuk i përdorni. Ato kërkojnë vazhdimisht në internet dhe përdorin sensorët e lëvizje duke eleminuar vazhdimisht përqindje të baterisë. Ndërsa ka shumë aplikacione me aktivitet të tillë, disa janë shumë më keq. E disa prej tyre janë aplikacione mjaft popullore. Tashmë mund ti identifikojmë ato falë një hulumtimi realizuar nga Avast dhe AVG. Ja cilat janë aplikacionet që vrasin baterinë e telefonëve Android.
Lajme të këqija për përdoruesit e Snapchat. Sipas anketës ky
është aplikacioni i medias sociale i cili më së shumti e mundon baterinë.
Snapchat zinte vendin e 4 në anketën e Avast dhe vendi e dytë në atë të AVG-së.
Janë të shumtë përdoruesit të cilët raportojnë rritje të jetëgjatësisë së
baterisë pas heqjes së aplikacionit.
Është momenti që nga një përdorues aktiv i Tinder të bëheni
përdorues pasiv. Ose ndaloni rifresikimin e aplikacionit që ndodh në sfond në
mënyrë që të mos kërkojë vetë në internet edhe pa e përdorur. Gjithashtu duhet
të ndaloni njoftimet. Ky kombinim jep një rezultat më pozitiv me jetëgjatësinë
e baterisë.
Ky aplikacion është më të vërtetë surprizë dhe çudi
njëherazi të jetë në këtë listë. Microsoft prej vitesh ka zhvilluar aplikacione
mjaft cilësore në Android dhe Outlook është parë si një prej tyre. Për fat jo
të mirë ai ishte në vendin e 10 për nga konsumi i bateri në listën e Avast.
Rrjeti më i madh social në botë është gjithashtu një prej
armiqve më të mëdhenj të baterisë. Facebook dhe Messenger janë aplikacione që
do ti gjeni gjithnjë në krye të listave të aplikacioneve që konsumojnë më shumë
baterinë. Dhe kjo ka sens nisur nga lejet e shumta që Facebook kërkon nga
Android në mënyrë që të operojë.
Nëse keni të instaluar aplikacionin Amazon Shopping në
telefon hiqeni menjëherë. Natyrisht distributori online ka një mori ofertash
dhe çmimesh me leverdi por aplikacioni nuk është i optimizuar për Android. Rezultati
është një konsum i lartë i baterisë duke qenë se kërkon në sfond vazhdimisht
për oferta të reja.
Aplikacionet e tepërta në Android kryesisht nga prodhuesit e
telefonëve janë gjithnjë problem. Në rastin e Samsung shumë telefonë vinë me
një mori aplikacionesh të kompanisë. Mbase nuk i keni përdorur asnjëherë por
shumë prej tyre funksionojnë në sfond dhe përdorin jetëgjatësinë e çmuar të
baterisë. Tre prej tyre janë Samsung Link, Beaming Service dhe WatchON.
Ky është një rrjet social me popullaritet në rritje dhe u
dedikuar yjeve të muzikës. Por pavarësisht këtij fakti musical.ly konsum jashtëzakonisht
shumë baterinë. Si? Jo përmes funksionimit në sfond por gjatë funksionit normal
ai përdor burime të shumta harduerike. Rezultati është konsum i tepruar i
baterisë.
Nëse pëlqeni të shikoni filma dhe të dëgjoni muzikës nga
telefoni juaj, atëherë natyrisht duhet të prisni konsum të lartë të baterisë. Pavarësisht
nëse jeni në Wi-Fi ose jo, ekrani i ndezur konsumon mjaftueshëm bateri.
Si për ironi ato që duhej të përmirësonin performancën e
sistemit dhe jetëgjatësinë e baterisë bëjnë të kundërtën. Sipas Avast LionMobi
është ndër 10 aplikacionet që konsumon më shumë baterinë. AVG nga ana tjetër
paralajmëron përdoruesit për Clean Master.
Aplikacionet e lajmeve janë të rëndësishme vetëm nëse
përditësohen vazhimisht por kjo e ka një kosto, konsumin e baterisë. Aplikacione
si BBC News, NYTimes, CNN apo edhe aplikacionet shqiptare konsumojnë bateri
sepse rifreskohen vazhdimisht në sfond.