Lajmet

12 aplikacione dhe pajisje navigimi për udhëtimet tuaja

Dec 22 2014

Edhe pse mund ta dini se ku po shkoni gjatë një sezoni pushimesh, nganjëherë do e keni të nevojshme të vendosni në funksion një aplikacion GPS ose pajisjen tuaj të dedikuar. Por cili prej këtyre aplikacioneve do t’ju ndihmojë të shmangni humbjen e kohës së çmuar në trafik? Në këtë artikull do të “navigojmë” përmes 12 aplikacioneve dhe pajisjeve GPS duke synuar të gjejmë përgjigjen e duhur.

Por pse të gjithë kemi nevojë për një aplikacion ose pajisje GPS? Edhe kur udhëtojmë nga një qytet në tjetrin shpesh herë përdorim navigimin e ofruar nga një aplikacion GPS. Problemi nuk qëndron tek plani urban kompeks, por sepse një aplikacion ose pajisje e mirë GPS na ndihmon të shmangim trafikun. Prandaj, edhe nëse e dini mjaft mirë vendin të cilin keni ndërmend të vizitoni këtë sezon pushimet, një aplikacion ose pajisje GPS është miku juaj më i mirë në të tilla raste. Por çfarë është një pajisje GPS e dedikuar? A është e nevojshme një pajisje e tillë duke ditur që ekzistojnë kaq shumë aplikacione që kryejnë po të njëjtat funksione? Në këtë artikull ku kemi përfshirë 15 aplikacione dhe pajisje GPS, i kemi testuar që të gjithë dhe nuk i kemi renditur në ndonjë klasifikim të veçantë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>