Lajmet

8 laptopët më të mirë për lojëra (Fotogaleri)

Jan 15 2014

Laptopët janë shpesh mediumi i preferuar i lojtarëve që kanë dëshirë të luajnë sa më rehat nga kolltuku i dhomës së tyre. Por, të përfshish proçesorë dhe grafikë të fuqishme në një laptop nuk është e lehtë dhe jo shpesh mund të gjesh një laptop të mirë që ia vlen ta blesh për të luajtur lojëra.

Sa më shumë i fuqishëm të jetë aq më pak mobil mund të rezultojë dhe aq më pak bateri mund të mbajë. Pra, përdoruesve iu duhet të gjejnë një balancë mes fuqisë dhe portabilitetit. E rëndësishme është të kesh parasysh edhe për çfarë do ta përdorësh konkretisht atë, vetëm për të luajtur apo edhe për punë të tjera. Kjo do të thotë se duhet të shikoni me kujdes specifikimet e modeleve.

Pjesa më e madhe e lojtarëve i kushtojnë më tepër rëndësi kartave grafike, proçesorëve dhe cilësisë së ekranit. Tetë laptopët e mëposhtëm marrin në konsideratë këto tre elemente duke ofruar një rang të gjerë çmimesh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>