Lajmet

Aplikacionet më të mira për PlayStation Vita

Oct 21 2012

PlayStation Vita, seria e dytë e Sony në tregun e lojrave që luhen me dorë (handheld), karakterizohet nga një ekran me prekje OLED 5 inç i mrekullueshëm, 2 kamera (një para e një prapa), një komandim analog nga të dyja kahët dhe shumë e lehtë për t’u mbajtur në dorë dhe që e bën PS Vita unik në llojin e saj. Thoni çfarë të doni për sa i përket masave të sigurisë të çuditshme që iu kërkohet lojtarëve të blejnë kartat e memorjes Sony në mënyrë që të luajnë lojrat e saj, por ajo është një pajisje e shkëlqyer. PS Vita, përveç anës harduerike, ka dhe anën softuerike goxha të mirë. Ka gjithashtu dhe një numër të madh aplikacionesh të cilat zgjerojnë funksionalitetet e PS Vita përtej sferës së lojrave.

PS Vita ka ndërtuar disa aplikacione si Near (aplikacioni social në rrjet i Sony-t) dhe Party ( një aplikacion i cili lejon komunikimin tekst dhe video midis përdoruesve në rrjet të Sony PlayStation). Por është pjesa e tretë e aplikacioneve që i intereson shumicës së përdoruesve, që janë lojrat fantastike të saj dhe pritet që 2012 të ketë një gamë akoma e më të gjërë lojrash. PCWorld ju sjellë disa nga aplikacionet më të përdorura në PS Vita. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>