Gjashtë mënyra për të përmirësuar firmën tuaj të e-Mailit

Jun 19 2012

Për të impresionuar një klient ose për të fituar një punë të re, ndonjëherë nuk kërkohen ide të mëdha dhe të menduara gjatë, por mund të mjaftojnë edhe detajet më të vogla për të rënë në sy. Një metodë e mirë është t’a bësh interesante firmën tuaj të e-mailit (signature).

Ju mund të modifikoni firmën tuaj me ngjyra të ndryshme apo fonte interesante, por është gjithashtu e rëndësishme demonstrimi dhe shfaqja e personalitetit, njohurive dhe aspekteve të tilla. Një ndër këshillat tona është të mos i bëni marrësit e e-mailit tuaj të kërkojnë për ju në Ueb, ju mund të ofroni linqe të Ueb faqes suaj apo ndonjë prani tuajën përkatëse në media sociale në Internet. Firma juaj e e-mailit mund t’u krijojë njerëzve përshtypjen dhe shijen, kulturën e personalitetit si dhe të biznesit tuaj.

Firma juaj e e-mailit duhet të jetë shumë e shkurtër dhe e saktë, në vend se të importoni një formë kontakti në firmën tuaj të e-mailit, bëjeni ate më dinamike, më të këndshme, duke bërë që të gjithë ata që duan të jenë në kontakt me ty apo të mësojnë më shumë rreth teje, ta bëjnë këtë lehtësisht dhe ashtu siç duhet.

Më poshtë po ju prezantojmë gjashtë shërbimet që do t’ju ndihmojnë në përmirësimin e firmës suaj të e-mailit.(PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>