Lajmet

Karakteristikat “sekrete” më të mira në iOS 7

Sep 30 2013

Pas rreth 100 ditësh dhe qindra rregullime gabimesh, iOS 7 është tashmë gati për t’u shkarkuar për iPhone 4 e lart, iPad 2 e lart si dhe nga gjenerata e pestë e iPod touch.

Apple pretendon se ka mbi 200 veçori të reja në iOS-in e ri dhe ndoshta deri tani i keni dëgjuar ndryshimet e mëdha. Por, ato që janë po aq të rëndësishme, janë edhe gjërat e vogla.

Të gjithëve na ka ndodhur: kemi përdorur prej muajsh një pajisje dhe papritur kemi zbuluar një karakteristikë të re që nuk e dinim se ekzistonte. A i keni parë ndonjëherë një për një opsionet e telefonit tuaj? Ndoshta jo, por ne e kemi bërë. Në këtë guidë do t’ju prezantojmë disa prej karakteristikave “sekrete” më interesante në iOS 7. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>