Lajmet

(Fotogaleri) Kush janë lëvizjet e gabuara që janë bërë në biznesin e kompanive teknologjike

Apr 2 2014

Nolan Bushnell, Ronald Wayne dhe Joe Green vendosën se investimi në Apple dhe Facebook në fillimet e tyre nuk ishte gjëja më e mençur dhe këto vendime i kushtuan atyre me dhjetëra miliarda. Industria teknologjike është përplot me tregime rreth gjenive të cilët kishin fillime shumë modeste, ndërsa sot ata vlejnë me miliarda dollarë. Një nga tregimet më të njohura është fillimi i Google, themeluesit e së cilës Larry Page dhe Sergey Brin filluan punën e tyre nga garazhi, ndërsa sot janë ndër njerëzit më të pasur në botë. Por, nuk ishin të gjithë me të njëjtin fat që ti njihnin projektet dhe kompanitë e suksesshme teknologjike, kështu që në ditët e para i braktisën kompanitë e ardhshme të mëdha, përkatësisht refuzuan të investonin në disa nga kompanitë më të mëdha në botë, ndërsa këto vendime u kushtuan atyre miliona dollarë, ndërsa në disa raste edhe miliarda dollarë.

PCWorld ka përpiluar një listë të atyre personave të cilët kanë mundur të rrotullojnë shuma të mëdha parash, por morën vendime të gabuara dhe humbën mundësinë të fitojnë miliona, përkatësisht miliarda dollarë. Megjithatë, duhet të themi se disa nga këta biznesmen, megjithë vendimet e gabuara, gjatë karrierës së tyre morën edhe vendime të mira dhe fituan shuma të mëdha parash.

Lajmet e fundit>