Blog

SmartEyeglass do të jetë emri i syzeve inteligjente të kompanisë Sony

Sep 21 2014
0 Shpërndarje
SmartEyeglass do të jetë emri i syzeve inteligjente të kompanisë Sony

smarteyaglass

Kompania Sony ka deklaruar se do të prezantojë syzet e saj inteligjente të quajtura SmartEyeglass. Sony SmartEyeglass përbëhet nga një sërë sensorësh, të cilat përfshijnë imazhe CMOS, matës shpejtësie, xhiroskop, kompas, mikrofon dhe sensor drite.

E lidhur me një vendndodhje GPS të një telefoni inteligjent, sensorët përcjellin informacione tek përdoruesit nëpërmjet disa pamjeve unike holografike të syzeve. Lentet e këtij produkti janë 85% transparente dhe janë të trasha vetëm 3mm.

Paraqitja monokromatike lejon përdoruesin të lexojë në një kualitet të lartë, me një konsumim energjie të ulët. Syzet SmartEyeglass punojnë më një telefon inteligjent që ka si sistem operativ versionet Android 4.1 deri në versionin më të fundit.

Kamera CMOS e syzeve kërkon versionet më të fundit të Android, përndryshe do të jetë e pavlefshme. Produkti që shikoni në këto pamje mund të jetë një prototip, i cili është akoma në zhvillim. Në fazën përfundimtare të tyre syzet mund të duken komplet ndryshe. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>