Harduer

Smartfonët Galaxy A5 dhe A3 po “mundohen” të tërheqin vëmendjen e të rinjve

Nov 2 2014
0 Shpërndarje
Smartfonët Galaxy A5 dhe A3 po “mundohen” të tërheqin vëmendjen e të rinjve

samsung-screenshotTrendi në ditët e sotme janë smartfonat e hollë, dhe Samsung sigurisht që nuk mund të mungonte. Së fundmi kompania ka lançuar telefonçt Galaxy A5 dhe Galaxy A3 që deri tani janë smartfonat më të hollë që ka prodhuar kjo kompani. Samsung ka zgjedhur momentin perfekt për të hyrë në treg me produkte të reja duke qenë se raporti i të ardhurave për këtë tremujor la shumë për të dëshiruar.

A5 dhe A3 janë respektivisht 6.7 mm dhe 6.9 mm të hollë. Sipas CNET, Samsung është duke luftuar për të mbajtur vendin kryesor në tregun e smartfonëve. Madje kompania ka në plan të sjellë një reformë tërësisht të re tek produktet e saj, duket se smartfonët e rinj Galaxy A5 dhe Galaxy A3 janë një shenjë që e demonstrojnë këtë gjë. Në një deklaratë për shtyp, një zëdhënës i kompanisë u shpreh se kjo linjë e re smartfonësh është ndërtuar posaçërisht për të rinjtë. A5 dhe A3 kanë një skelet metalik, ekran AMOLED dhe procesorë 1.2GHz quad-core. Ata vijnë në version të ndryshme ngjyrash si e bardhë, e zezë, argjendi, rozë e lehtë, bojëqielli dhe floriri.

Këta smartfonë kanë gjithashtu super kamera të përparme më të cilat mund të shkrepësh selfie të mrekullueshme. Samsung ka zgjedhur të sjellë telefonat më “cool” të prodhuar ndonjëherë. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>