Biznes

Smartfonët kalojnë për herë të parë numrin e shitjeve të telefonëve të zakonshëm

Apr 29 2013
0 Shpërndarje
Smartfonët kalojnë për herë të parë numrin e shitjeve të telefonëve të zakonshëm

Gjashtë vjet pas lançimit të iPhone-it të parë dhe 14 vite pas përdorimit të aplikacionit të e-mailit në BlackBerry, industria e smartfonëve ka arritur më në fund të tejkalojë në numër atë të telefonëve të zakonshëm.

Sipas IDC, në tremujorin e parë të vitit janë dërguar për shitje 216.2 milionë smartfonë në të gjithë botën. Ato përbënin 51.6% të të gjithë telefonëve të dërguar për shitje. Ndërkohë, pajisjet e tjera mobile (telefonët e zakonshëm) përbënin në total 202.4 milionë njësi në tremujorin në fjalë. Së bashku, janë dërguar për shitje 418.6 milionë pajisje.

Mesa duket balanca me smartfonëve dhe telefonëve të zakonshëm ka ndryshuar. Sipas IDC, tashmë konsumatorët preferojnë më tepër pajisjet e avancuara, duke qenë se edhe vetë ambienti apo puna që i rrethon është e tillë.

Ditëve kur njerëzit i përdornin telefonët vetëm për të dërguar mesazhe apo për të telefonuar, u ka ardhur fundi.

Në raportin e IDC vihet në dukje rritja e kompanive kineze si Huawei, ZTE, Coolpad dhe Lenovo, përveç liderëve aktualë botërorë.

Ata po marrin pak nga pak nga tregu i kompanive të vjetra në këtë sektor si Nokia, BlackBerry apo HTC.

Top pesë shitësit e smartfonëve sipas IDC janë:

Samsung (70.7%); Apple (37.4); LG (10.3%); Huawei (9.9%); ZTE (9.1%). Pjesa tjetër përbënin 36.4% të tregut.

Ndërkohë, top pesë shitësit e telefonëve celularë (smartfonë apo jo) janë:

Samsung (27.5%); Nokia (14.8%); Apple (8.9%); LG (3.7%) dhe ZTE (3.2%). Pjesa tjetër përbënin 41.9% të tregut. (PCWorld Albanian)

smartfonet

Lajmet e fundit>