Analiza

Smartfonët me 64 bit do të vijnë së shpejti, por iPhone 5S mbetet i vetmi me këtë arkitekturë për momentin

Mar 1 2014
0 Shpërndarje
Smartfonët me 64 bit do të vijnë së shpejti, por iPhone 5S mbetet i vetmi me këtë arkitekturë për momentin

gold-close-100053602-largeGjatë kësaj jave në Mobile World Congress, prodhuesit e smartfonëve prezantuan një sërë produktesh të reja, por asnjë prej tyre nuk kishte arkitekturën 64 bit. Kjo do të thotë se iPhone 5S i Apple vazhdon të mbetet smartfoni i vetëm në botë me këtë arkitekturë.

Megjithatë, rivalët po afrohen. Pas muajve të tërë përgatitjesh, Intel ka lajmëruar ardhjen e çipit dual-core Atom, i cili ka pasur emrin e koduar “Merrifield”. Ai është çip 64 bitsh dhe pritet të dalë në shitje për prodhuesit e smartfonëve në tremujorin e dytë të këtij viti.

Numri i prodhuesve që përdorin çipet e Intelit në smartfonë është i kufizuar dhe mbetet e paqartë se cilat do t’i blejnë ato. Megjithatë, Intel ka marrëveshje disa vjeçare për produkte me kompani si Asus, Lenovo dhe Foxconn, të cilat do të shesin pajisje mobile të bazuara në x86.

Konkurrenca më e afërt e Apple do të vijë nga Qualcomm, çipet e reja (Snapdragon 615 eight-core dhe 610 quad-core) të së cilës do të jenë në pajisjet mobile në tremujorin e fundit të vitit. Ato janë të ngjashme me çipet A7 të Apple, me CPU-të e bazuar në arkitekturën ARM 64-bit ARMv8.

Një prej zhgënjimeve në Mobile World Congress ishte në fakt Samsungu me Galaxy S5 e shumëpritur të së gjithëve. Ai kishte çipe 32 bit. Arsyeja përse shumë njerëz e konsideruan zhgënjim ishte për faktin se S5 duhet të ishte një kundërpërgjigjje e denjë e iPhone 5S së Apple. Gjithsesi, ai do të lançohet fillimisht me Qualcomm Snapdragon 801 dhe me çipin e ri Samsung Exynos 5 Octa 5422 eight-core, i cili bazohet në versionet e vjetra ARM Cortex-A15 dhe bërthamave A7.

Nvidia është shprehur në muajin janar se çipi i vet 64 bit ARM, i pari i kompanisë, i njohur me emrin Tegra K1, do të vijë në smartfonë dhe tabletë në gjysmën e dytë të këtij viti. Analistë si Jack Gold, pjesë e J.

Gold Associates, shprehen se “Arkitektura 64 bit është e rëndësishme, të paktën në pajisjet më të mira të kompanive.” Ndërkohë, zv. Presidenti i marketingut të segmentuar në ARM, Ian Ferguson, u shpreh se mund të duhen 9 muaj deri në një vit që çipet e sapoprezantuara të arrijnë në smartfonë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>