Biznes

Smartfonët me çmime të ulta prej 2017-s në të gjithë botën

Dec 13 2012
0 Shpërndarje
Smartfonët me çmime të ulta prej 2017-s në të gjithë botën

Pjesa më e madhe e smartfonëve janë një investim i plotë në vetvete, për shkak të çmimeve të larta që kanë.

Por, sipas një studimi të realizuar kohët e fundit, gjysma e smartfonëve do të kushtojnë nën 150 $ vetëm disa vite më vonë.

Ky hulumtim është kryer nga Informa Telecoms & Media dhe parashikon se tregu i smartfonëve do të ndahet në dy pika ekstreme: pajisjet me çmime të ulta dhe ato me çmime të larta. Ato do të shiten përkatësisht nën 150 $ dhe mbi 250 $.

Çmimi mesatar i një telefoni do të bjerë në 152 $ në 2017

“Zhvillimi i tregut do të sjellë që zinxhiri furnizues i smartfonëve të ndahet mes dy kampeve: inovatorët, të cilët do të vazhdojnë të sjellin risi dhe pajisje me performancë të lartë me super-smartfonët e tyre, si dhe ata që do t’i ndjekin, duke sjellë inovacionin në treg pas disa vitesh”,- shprehet Malik Saadi, një ndër analistët kryesorë të Informa Telecoms & Media.

Smartfonët do të jenë edhe më të lirë në të ardhmen. Sipas rezultateve të këtij studimi, çmimi mesatar i një telefoni do të bjerë nga 188 $ në 2011 në 152 $ në 2017. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>