Harduer

Smartfonët me Firefox OS lançohen në Hungari, Greqi, Serbi dhe Mal të Zi

Nov 29 2013
0 Shpërndarje
Smartfonët me Firefox OS lançohen në Hungari, Greqi, Serbi dhe Mal të Zi

firefox osTashmë, smartfonët me Firefox OS janë të disponueshëm në Hungari, Greqi, Serbi dhe Mal të Zi, duke e çuar numrin e shteteve në 13 në të gjithë botën.

Duke filluar nga dita e enjte, telefonët mund të blihen në Serbi, Hungari dhe Mal të Zi përmes operatorit telefonik Telenor. Ai ofron smartfonin Alcatel One Touch.

Mozilla ka planifikuar që t’i sjellë smartfonët edhe në tregun aziatik vitin e ardhshëm, edhe pse kompania nuk ka përmendur asnjë shtet specifik se ku do të lançohen ato. Ndërkohë, telefoni Alcatel One Touch ofrohet edhe nga Deutsche Telekom në Hungari si dhe nga marka Cosmote në Greqi që prej fillimit të këtij muaji.

Telefonët e parë me Firefox OS janë lançuar në Meksikë, Peru, Urguaj dhe Brazil gjatë muajit të kaluar, si dhe në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar përmes një dyqani të posaçëm në eBay në muajin gusht.

Tashmë, smartfonët me Firefox OS janë të disponueshme edhe në Spanjë, Kolumbi, Venezuelë, Poloni dhe Gjermani. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>