Harduer

Smartfonët më të mirë Android që mund të blini

Nov 30 2014
0 Shpërndarje
Smartfonët më të mirë Android që mund të blini

Cilado qofshin preferencat tuaja, smartfonët Android padyshim ofrojnë një ndjesi lirie në përdorim dhe mundësi të panumërta të cilat të gjithë i vlerësojnë. Android gjendet në 85 % në telefonët inteligjentë të ditëve të sotme. Në këtë artikull kemi përzgjedhur telefonët Android tonë të preferuar që ofrojnë eksperiencat mobile më të mira.

Google Nexus 6

nexus-6-3017-024Me një ekran 5.96 inç quad HD, proçesor i jashtëzakonshëm Snapdragon 805, dhe Android 5.0 Lollipop, Nexus 6 padyshim është smartfoni më i avancuar Android që ekziston sot në treg. Modeli 32 GB i smartfonit do t’ju kushtojë 649 dollarë.

Sony Xperia Z3, Z3 Compact

sony-xperia-z3-compact-14Specifikat e këtij smartfoni së bashku me rezistencën ndaj ujit karakteristike për Sony, do t’ju kushtojnë afro 600 dollarë. Ndërsa modeli Z3 Compact me madhësinë e tij të “tkurrur” është më i përshtatshëm për ata që duan të kursejnë nga buxheti i tyre afro 100 dollarë.

Motorola Moto X (Gjenerata e dytë)

24moto-x-2014Smartfoni Moto X (2014) ofron për përdoruesit më shumë liri përdorimi se çdo telefon tjetër. Në SHBA një model i tillë 16 GB do të kushtojë 500 dollarë, ndërsa në Britani 420 Paund. Ky smartfon me një ekran 1080p, proçesor Quad Core, dhe opsione për të përshtatur dizajnin padyshim e bën një zgjedhje të dëshiruar nga kushdo.

Motorola Moto G (Gjenerate e dytë)

motorola-moto-g-3615-008Moto G? Ekzistojnë tre versione të tilla. Modeli 2014 ka akoma harduerin e origjinalit, ndërsa akoma mbetet një ndër smartfonët më të mirë buxhetor në treg. Përdoruesit që duan shpejtësi mund të blejnë edhe modelin LTE. Dhe mos të harrojmë të përmendim se modeli i ri ka një ekran 5 inç.

HTC One M8 Edicioni Google Play

htc-one-m8-google-play-edition-product-photos01Me dizajnin e tij prej alumini, dhe cilësinë e lartë të ndërtimit përgatituni të paguani goxha para nëse doni këtë variant të HTC One M8. Smartfoni është i disponueshëm në SHBA për 700 dollarë. Ekrani i mrekullueshëm 1080p, proçesor super të shpejtë Snapdragon 801 dhe bokset e dyfishta në pjesën ballore ky smartfon është një luks për adhuruesit e Android.

Google Nexus 5

Samsung_Galaxy_Light_35835001-8858-008Nexus 5 mund të mos jetë smartfoni më i mirë i Google këtë vit, por me dizajnin e tij, ekranin 1080p dhe Snapdragon 800, është një pajisje e një profili të lartë. Falë kërkesës së lartë për këtë smartfon, Google ka konfirmuar se do të mbështesë shitjet e mëtejshme me çmime që variojnë nga 349 dollar përmes PlayStore. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>