Harduer

Smartfonët na ndihmojnë në ruajtjen e planetit

Dec 11 2012
0 Shpërndarje
Smartfonët na ndihmojnë në ruajtjen e planetit

Smartfonët mund të na ndihmojnë të kalojmë kohën, të bisedojmë, madje edhe të punojnë, por mund të na ndihmojnë edhe për të shpëtuar planetin?

Një shkrim i botuar kohët e fundit në gazetën Ndërkombëtare të Energjisë së Qëndrueshme sugjeron që ata munden.

Katër studiues nga Kanadaja, Patrick Leslie, Joshua M. Pearce, Rob Harrap dhe Sylvie Daniel, hetuan se si smartfonët mund të përdoren në “kontrollimin” e energjisë, projektuar për të ndihmuar familjet të përdorin masa ruajtjeje të saj në mënyrë që të zvogëlohet përdorimi i burimeve dhe kostoja.

Tradicionalisht, kontrollimi i energjisë është ndërmarrë nga personel i trajnuar. Por autorët sugjerojnë që në vend të pritet për një kontrollues, të krijohet softueri i përshtatshëm, që familjet mund ta kryejnë vetë kontrollin nëpërmjet smartfonëve të tyre.

Pjesa më e madhe e teknologjisë së nevojshme ekziston: sensorët e telefonit mund të marrin fotografi për raportet, duke kryer një shumëllojshmëri matjesh; të dhënat GPS janë tashmë në dispozicion për një gamë të gjerë aplikacionsh. Madje dhe teknologjia ekzistuese mund të analizojë pajisjet energji-shpenzuese të përdoruesve, duke siguruar efikasitet.

Autorët parashikojnë një mjet intuitiv me të cilin një përdorues i patrajtuar do të jetë në gjendje të zgjedhë llojin e tij të shtëpisë, burimin e energjisë dhe mënyrën e pagesës, të udhëzuara. Për shembull, një përdorues mund të ofrojë llojin dhe numrin e pajisjeve të lehta në shtëpinë e tij, pastaj të marrë sugjerime për zëvendësime me qëllim kursimin e energjisë në kohë reale.

Me zhvillimin e teknologjisë, numri i detyrave që mund të kryhen nga këta telefonë do të rritet. Një smartfon gjithashtu mund të “shtyjë” përdoruesit për të bërë ndryshime, për shembull, kur tarifa më të lira janë në dispozicion.

Ndryshe nga kontrollimi tradicional, ky sistem ka potencial për të mbajtur përdoruesit të përfshirë në mënyrë aktive dhe të angazhuar vazhdimisht për shpenzimin me efikasitet të energjisë në shtëpitë e tyre.

Kontrollet me smartfonë nuk janë të përsosur, pranojnë autorët, kështu që duhen gjetur disa alternativa.

Avantazhi më i madh i sistemit të bazuar në smartfonë është që të gjitha shtëpitë, në teori, mund të kontrollohen në të njëjtën kohë duke lejuar familjet për të bërë kursime energjie shumë më shpejt sesa nga auditimet tradicionale. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>