Harduer

Smartfoni “Aqous Crystal” nga Sharp duket sikur ka dalë nga filmat fantastiko-shkencor

Aug 20 2014
0 Shpërndarje
Smartfoni “Aqous Crystal” nga Sharp duket sikur ka dalë nga filmat fantastiko-shkencor

sharpaquoscrystal-1020-6.0.0_standard_1025.0Këtë javë Sharp, Sprint dhe SoftBank publikuan një pajisje që quhet Aquos Crystal, me një dizajn ekrani që nuk e kemi parë kurrë më parë. Sprint konfirmoi se kjo pajisje 5 inë është dizenjuar posaçërisht për të. Ky smartfon do te shitet për 239 dollarë pa kontratë. Është smartfoni i parë që nuk ka një kornizë mbi ekran ndaj fare mire mund ta quajmë “edge to edge” (cep më cep). Kur e sheh në foto të duket diçka normale, por kur e ke në dorën tënde duket si një telefon i dalë nga filmat fantastiko-shkencor.

Nuk do të ndaleni duke parë ekranin, do ju kujtojë një pishinë të pafund. Aquos Crystal është pak më i trashë se ç’janë smartfonat sot dhe në pjesën e pasme vishet nga një shtresë plastike mat. Aquos Crystal përmban sistemin Android 4.4.2 KitKat dhe nuk lejon ndryshime të ndërfaqes. Sprint po përpiqet të përfshijë dhe disa karakteristika të reja si “screenshoot” dhe App Pass, një dyqan online ku mund të abonohesh. I ngjashëm me “Netflix for apps” dhe App Pass do të kushtoje 4.99 dollarë në muaj duke përfshire këtu dhe një akses të palimituar mbi disa aplikacione që paguhen që përfshijnë lojëra apo mjete produktive.

Aqous është i pajisur me një procesor 1.2GhZ quad-core , RAM 1.5 GB dhe 8 GB memorie të brendshme. Në aspektet e tjera Aquos përfshin karakteristikat më të fundit të Sprint duke përfshirë zërin HD, WiFi, Spark LTE Network etj. Një detaj tjetër është se Aqous nuk përmban një box zëri të dukshëm pasi të gjithë sipërfaqen e zë ekrani, por ju mund ta mbani në vesh si gjithë telefonët e tjerë dhe të dëgjoni bashkëbiseduesin tuaj. Për shkak të ekranit kjo pajisje nuk përmban një sensor afërsie, por sistemi do të kyç ekranin kur ju jeni në një telefonate. Sprint nuk ka dhënë ekzaktësisht një datë të saktë se kur Aqous do të jetë në treg, por thotë se do të jetë i disponueshëm në një të ardhme të afërt. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>