Harduer

Smartfoni Blackberry Passport tashmë i disponueshëm për 599 $

Sep 25 2014
0 Shpërndarje
Smartfoni Blackberry Passport tashmë i disponueshëm për 599 $

passport-trio-798x310Kompania Blackberry zbuloi smartfonin e saj Passport me një dizajn në formë katrore pas disa muajsh plot detaje të zbuluara përpara zyrtarizimit. Vetëm pak ditë më parë, shefi ekzekutiv i kompanisë John Chen konfirmoi për Wall Street Journal se lançimi zyrtar i smartfonit ishte afër dhe do të kushtonte 599 dollarë,më lirë sesa telefonët më të mirë të rivalëve.

Përveç dizajnit të pazakontë në formë katrore 4.5 inç dhe rezolucion 1440 x 1440 px, disa specifika kyçe të harduerit janë: procesor Quad Core Qualcomm Snapdragon 800, 3GB RAM, dhe 32 GB hapësirë të dhënash. Po ashtu smartfoni do të ofrojë mbështetje për kartat microSD deri në 64 GB. Në pjesën e pasme gjendet një kamerë 13 Megapixel e cila kompletohet më një kamerë frontale 2 Megapixel për video thirrjet dhe selfie.

Smartfoni bëhet funksional përmes platformës mobile Blackberry 10.3 që sjell disa veçori të reja përmes një asistenti dixhital produktiv dhe një aplikacion të ri Blackberry Blend së bashku me dyqanin e aplikacioneve të Amazon. Versioni 10.3 sjell edhe disa përmirësime të performancës, dhe pamjeve vizuale.

Aplikacioni Blend lejon përdoruesit të menaxhojnë më lehtësisht të dhënat dhe komunikimin mes një smartfoni Blackberry dhe Windows, iOS, Mac dhe Android. Për shembull, të gjitha mesazhet tuaja në BBM dhe ato SMS do të dërgohen nga telefoni juaj në një kompjuter ose tablet. Po ashtu bën të mundur të ruani të dhënat në smartfonin tuaj nga një pajisje tjetër. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>