Harduer

Smartfoni Flame i Firefox tashmë i disponushëm për tu porositur për 170 $

May 28 2014
0 Shpërndarje
Smartfoni Flame i Firefox tashmë i disponushëm për tu porositur për 170 $

Firefox-OS-Flame-Reference-Device-small-220x447Mozilla që nga dita e sotme pranon porosi për smartfonin Flame, pajisjen e saj të parë me sistemin Operativ Firefox OS. Pajisja e parametrave mesatarë mund të porositet tani për 170 $ përmes everbuying.com dhe do të marrë deri në 4 javë kohë për të mbërritur në duart tuaja. Kompania thotë se Flame reflekton harduerin që do të synohet nga ky sistem operativ në 12 muajt e ardhshëm. Firefox OS ka për qëllim të hyjë në tregjet në zhvillim, kështu që nuk duhet të habiteni nëse kompania do ti shmanget harduerit me parametra të lartë për pajisjen e saj Flame.

Pajisja ka një procesor Dual Core 1,2 Ghz Qualcomm MSM8210 Snapdragon, 8GB hapësirë të dhënash dhe nga 256 deri në 1 GB RAM. Një ekran 4.5 inç, FWVGA do të “ushqejë” sytë tuaj si dhe një bateri 1800 mAh për ti mbajtur gjërat në funksion. Më në fund, fotografët do të kenë mundësi të aksesojnë një kamerë të pasme 5 Megapixel me dritë, si dhe një kamerë frontale 2 Megapixel. Nga perspektiva e dizajnit, Flame nuk përbën një risi më vete. Që nga disa vija ngjyra portokalli inspiruar nga Firefox asgjë tjetër nuk është diçka që nuk pritej.

StartUp-i spanjoll Geeksphone ofroi disa nga pajisjet Firefox OS vitin e kaluar. Është diçka e rrallë për Mozilla-n për ti hyrë biznesit të harduerit, por pajisja Flame është një tregues për drejtimin që Firefox synon në të ardhmen. Tashmë do të jetë interesante të shohim nëse pajisja mund të bëjë që komuniteti i zhvilluesve të fillojë të punojë vazhdimisht në aplikacione për platformën. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>