Biznes

Smartfoni Galaxy S3 shitet më shumë se iPhone i Apple

Nov 9 2012
0 Shpërndarje
Smartfoni Galaxy S3 shitet më shumë se iPhone i Apple

Galaxy S3 i ndërmarrjes elektronike jug-koreane, Samsung, ka arritur që të tejkalojë iPhone 4S për herë të parë duke u bërë smartfoni më i shitur, thotë ndërmarrja hulumtuese Strategy Analytics.

Samsung-u shiti 18 milionë modele, në krahasim me 16.2 milionë shitje të pajisjes së Apple, në tremujorin e tretë të vitit 2012. Galaxy S3 “ka dëshmuar një popullaritet të gjerë me konsumatorë dhe operatorë”,- tha Neil Mawston i Strategy Analytics.

Sidoqoftë, iPhone 5 i ri i Apple pritet që të arrijë majën e shitjeve.

Shitjet e shumta të smartfonit Galaxy e ndihmuan Samsung-un të arrijë përfitime rekord në tre muaj. Përfitimet neto ishin 5.9 miliardë dollarë, që paraqesin një ngritje për 91% në krahasim me vitin e kaluar.

Por analistët thonë që arsyeja që telefoni i Samsung-ut ishte në gjendje që të arrijë të tejkalojë pajisjen iPhone 4 të Apple ishte për shkak se shumë konsumatorë ishin duke pritur për iPhone 5, që ishte lëshuar gjatë tremujorit të tretë.

iPhone 5 i Apple tashmë ka pasur një nisje të që qëndrueshme dhe “ne presim që iPhone 5 i ri do të tejkalojë Galaxy S3-in e Samsung-ut në tremujorin e fundit të vitit”,- tha Neil Mawston. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>