Harduer

Smartfoni HTC Desire 816 del në shitje edhe në Evropë

May 3 2014
0 Shpërndarje
Smartfoni HTC Desire 816 del në shitje edhe në Evropë

ddasdddKompania HTC zbuloi smartfonin e saj Desire 816 në Kongresin Mobil Botëror këtë vit dhe pas suksesit të marrë në Kinë, tashmë smartfoni është i disponueshëm edhe në Evropë.

Produkti më i ri i kompanisë që hyn në linjën e smartfonëve me parametra mesatarë dhe buxhetor sapo ka filluar të shitet në Rumani dhe gradualisht do të mbërrijë në çdo vend të Evropës përfshi dhe Shqipërinë në ditët në vazhdim. Në Rumani, variant Dual SIM i HTC Desire 816 kushton 295 Euro. Megjithatë varianti që shitet në Rumani mund të mos jetë i ngjashëm me atë në vendet e tjera përfshi edhe çmimin.

Për paratë që do të paguani për të ju do të merrni një smartfon me ekran 5.5 inç me rezolucion 720 x 1280 pixels. HTC Desire 816 fuqizohet nga një proçesor Qualcomm Snapdragon 400 Quad Core 1.6 Ghz si dhe kartë grafike Adreno 305. Gjithashtu pajisja ka 1.5 GB RAM, ndërkohë që 8 GB hapësirë për ruajtjen e të dhënave dhe mbështetje për microSD do t’ju krijojnë mundësinë të ruani çdo përmbajtje që dëshironi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>