Harduer

Smartfoni HTC One M8 Prime mund të ketë një trup qeramike

May 20 2014
0 Shpërndarje
Smartfoni HTC One M8 Prime mund të ketë një trup qeramike

gsmarena_001Kompania HTC po bëhet gati të lëshojë një version të përmirësuar të smartfonin të saj One M8, dhe bëhet fjalë për HTC One M8 Prime i cili mendohet se do të ketë një trup qeramike.

Megjithëse mund të duket si një material i çuditshëm për të ndërtuar një smartfon, qeramika që do të përdoret për ndërtimin e smartfonit të ardhshëm rezulton të jetë më e lirë se alumini, por gjithashtu ofron një nivel të lartë të qëndrueshmërisë dhe është më material më i lehtë për tu përdorur në prodhimin e smartfonit. Duket si një fitore nga ana e HTC-së, ose çdo kompanie nëse do të bënin të njëjtën gjë.

Një njoftim zyrtar rreth HTC One M8 Prime duhet të bëhet diku nga muaji shtator, mbetet të presim e të shohim nëse ky smartfon Android do të ketë të njëjtin material ndërtimi siç kanë filxhanët tonë të kafesë.

Të tjera specifika që mund të ketë ky smarfon janë, një ekran 5.5 inç me rezolucion 2560 x 1440, një procesor Quad Core, 3GB RAM, 16 GB hapësirë të brendshme me mbështetje për microSD, si dhe shpejtësi të rrjetit LTE që arrijnë deri në 300 Mbps. Gjitha ekzistojnë disa zëra se One M8 Prime do të ketë një kamerë të përmirësuar, teksa edhe HTC-ja i ri po merr kritika rreth sensorit të kamerës duale ashtu siç ndodhi edhe me paraardhësin e tij. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>